Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pas takimit me kongresistët amerikanë deklaroi se Kosova “gjithnjë ka pasur dhe gjithnjë do të ketë qeveri proamerikane”, duke theksuar se në vend “nuk ka pasur asnjëherë e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane”.
Ajo tha se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i ngushtë dhe thelbësor për sigurinë dhe integrimet euroatlantike të vendit, duke shtuar se koordinimi me Washingtonin është i pazëvendësueshëm.
Osmani ka theksuar se çdo qeveri e Kosovës vjen nga “populli më proamerikan në botë”, prandaj sipas saj, automatikisht është proamerikane.




