FC Prishtina ka njoftuar se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi me një marrëveshje të dyanshme.
Thaqi e mori drejtimin e klubit në prill të vitit të kaluar, duke e uhdëhequr drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjet në gara europiane, ndërsa në sezonin aktual, ai ka drejtuar Prishtinën për 14 xhiro nga të cilat ka mbledhur 26 pikë, duke e kryesuar tabelën me tre pikë avantazh nga vendi i dytë.
Klubi e falënderon Thaqin për kontributin e çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë dhe i dëshiron shumë suksese në të ardhmen duke mbetur të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.




