OVL e UÇK-së ka shprehur indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor.
Ata thonë se 28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe data e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.
Për OVL UÇK-në, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës, kjo zgjedhje, sipas tyre, vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.





