Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë përgjegjëse ish-opozitën për mosmbajtjen e një seance ku do të votoheshin zgjatja e buxhetit për disa muaj, buxheti për Prishtinë, Gjilan, pagat për RTK-në dhe pakoja për Planin e Rritjes.
Ai ka thënë se natën kur është nominuar Glauk Konjufca, si kryetar i LDK-së ka shprehur gatishmëri te presidentja Osmani, që të gjitha këto të votohen në pako, madje që të quhej edhe si Pako e Presidentes.
Abdixhiku thotë se përmes Osmani e ka marrë vesh që edhe në Lëvizjen Vetëvendosje ka një qëndrim shumë pozitiv për këtë ide dhe pas kësaj, ai thotë se ka kontaktuar edhe krerët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s dhe me disa ambasadorë të QUINT-it që sipas tij, ishin dakord për votim.





