Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ambasadoren e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dorothy Shea.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Misioni i SHBA-ve në OKB përmes një postimi në platformën “X”, ku është theksuar përkushtimi i palëkundur i SHBA-ve ndaj Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj të plotë në OKB.
Gjatë takimit, ambasadorja Shea ka përcjellë një mesazh të qartë, duke theksuar se roli i UNMIK-ut në Kosovë tashmë ka përfunduar.




