Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti dhe dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa informacionet paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat.
Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, njihet si rivali i Aldo Bares dhe nuk është hera e parë që pëson një plagosje pasi që ishte plagosur edhe në vitin 2016 por edhe në vitin 2019.




