Koalicioni për Familjen, i udhëhequr nga Eman Rrahmani, nesër merr vendim përfundimtar për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se janë duke diskutuar dhe deri nesër do të merret një vendim për angazhimin e tyre se ku do të pozicionohen në bashkëpunime.
Rrahmani thotë se koalicioni mbetet i hapur për secilin subjekt por nuk do të ketë asnjë lloj shkrirjeje politike.




