Me tone të ashpra është zhvilluar diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, i cili është miratuar në vlerë mbi 11.4 milionë eurosh.
Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro.
Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.
Sipas KQZ-së, kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për 84,000 votues potencial.




