Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për formimin e koalicioneve parazgjedhore, deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket bashkëpunimit mes partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka vendosur të garojë e vetme, kështu ka deklaruar për KlanKosova, Pal Lekaj, anëtar i kryesisë së kësaj partie.
Ai tha se megjithatë subjekti mbetet i hapur për pranimin e personaliteteve që besojnë në vizionin e Aleancës.
Lekaj thotë se AAK-ja është e përgatitur për zgjedhjet dhe se janë të gatshëm të qeverisin më mirë se qeveria aktuale.




