Prokurorja speciale, znj.Habibe Salihi nga Departamenti për hetimin e Krimit të Organizuar, së bashku me ekipin e saj, ka pritur në një takim pune një delegacion nga Prokuorira e Shtetit të Suedisë, i kryesuar nga prokurorja znj. Jeanette Sprimont.
Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu, palët u pajtuan që të vazhdojnë punën në shkëmbimin e përvojave në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar thuhet në njoftimin e Prokurorisë.




