Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke theksuar se femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur dhe një krizë kombëtare që po gërryen shoqërinë.
Ajo ka komentuar rastin tragjik në Gadime të Ulët, ku një grua, edhe pse e mbrojtur me urdhër aktiv, u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj.
Presidentja ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe reagimit të shpejtë nga institucionet.
Osmani ka bërë thirrje për veprim konkret ndaj dhunës, duke theksuar se “çdo hap i gabuar, çdo neglizhencë, çdo vonesë mund të jetë fatale. Sipas Osmanit, askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm dhe asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur.





