Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2027 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 56 aksidente trafiku, prej të cilave 22 aksidente me dëme materiale dhe 34 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 21 persona të arrestuar, 14 të dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





