Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Mumin Morina, Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, i është bashkuar partisë që ai udhëheq.
Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh në mënyrë metaforike se “kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, duke iu referuar aderimit të Morinës në AAK.
Haradinaj ka shkruar se Kosova ka nevojë për Morinën dhe i ka uruar fat atij në garën për deputet.





