Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shortin për raundin e 16-të të Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.
Nga ky short, Malisheva do të përballet me Trepçën nga Liga e Parë, ndeshja zhvillohet më 3 dhjetor në ora 12:30.
Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.






