Kreu i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova “mbetet e ndjeshme ndaj manipulimeve”, por edhe ndaj ndërhyrjeve përmes dezinformimit në çështjet politike dhe të sigurisë.
Sipas Oravit, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë.
Ai gjithashtu nënvizoi se Kosova renditet në vendin e 40-të nga 41 vende në Indeksin Evropian të Njohurive Mediatike, i cili pasqyron “nivelin e dobët të ndërgjegjësimit të institucioneve rreth njohurive mediatike”.




