Skuadra kampione vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane. Pas triumfit të parë ndaj Shelbourne, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita siguroi edhe një fitore të madhe, duke e mundur Shkëndijën e Tetovës, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së katërt.
Goli i Arb Manajt e afron edhe më shumë kampionin tonë drejt objektivit historik, kalimit në fazën tjetër në UEFA Conference League, me 8 pikë në konto.
Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte madhështore dhe vëllazërore, pikërisht ashtu siç e meriton pragfesta e shqiptarëve, 28 Nëntori.
Përkundër të ftohtit, “Intelektualët” dhe “Ballistët” dhuruan spektakël me koreografitë dhe këngët e tyre, shpesh edhe me një zë, shembull i paparë në ndeshje të tilla evropiane.
Urime futbollistëve, stafit dhe gjithë tifozëve të FC Drita për këtë fitore të madhe!
Mirënjohje edhe për futbollistët dhe tifozët e Shkëndijës për paraqitjen dinjitoze dhe korrektësinë maksimale.





