“Vrapimi i Nëntorit” përmes shtegut të lirisë është ngjarja e parë që hapë aktivitetet në këtë 28 nëntor në Prekaz në të cilin marrin pjesë mbi 400 vrapues.
Valdete Çollaku, organizatore e këtij aktiviteti tha se sivjet në edicionin e pestë të kësaj gare që për herë të parë nis nga Prekazi ështe numër rekord ipjedëmarrësve që do të garojnë në dy dispilina.
“Janë dy disiplina është 28 kilometra për 28 Nëntorin e 11 kilometra për muajin e njëmbëdhjetë. Starti është në Prekaz dhe më pas ndahen dy disiplinat dhe përfundojnë të dyja në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj”.
Ajo tha se sot vrapojnë të lirë falë sakrificës së atyre që kanë dhënë jetën për vendin.





