Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, bashkë me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, deputetë e ministra në detyrë të kabinetit qeveritar, kryetarë komunash e aktivistë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryekuvendari tha se 28 Nëntori është ditë e shenjtë për shqiptarët.
Ai tha se Prekazi është një nga vendet më të shenjta në trevat shqiptare.




