Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të ndalojë përgjithmonë migrimin drejt SHBA-së nga të gjitha “vendet e botës së tretë”.
Ai shkroi në një postim në Truth Social se vendimi do të “lejonte që sistemi amerikan të rimëkëmbet plotësisht”, sipas tij, “nga politikat e imigracionit që kishin gërryer “fitimet dhe kushtet e jetesës” të shumë amerikanëve”, ndërsa nuk përmendi vendet që mund të preken nga plani i tij.
Shprehja “bota e tretë” është një term që është përdorur në të kaluarën për të përshkruar vendet më të varfra dhe në zhvillim.
Trump tashmë ka vendosur një ndalim udhëtimi për shtetasit e Afganistanit dhe 11 vendeve të tjera, kryesisht në Afrikë dhe Azi, në fillim të këtij viti.





