Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë me dije se në vendin tonë Bashkimi Europian ka investuar 3.7 miliardë euro që nga viti 1999.
Ata thonë se BE është krah Kosovës dhe është partneri më i fortë dhe më i besueshëm i saj.
Zyra e BE-së shton se mbështetja e BE-së po bën një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.





