Prej 25 deri më 27 nëntor, Njësia Korrektuese e EULEX-it, me mbështetjen e Shërbimit të Burgjeve dhe atij Sprovues të Suedisë (SPPS), organizoi një program trajnimi të specializuar menaxherial për ekspertë të përzgjedhur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, me qëllim të rritjes së profesionalizmit dhe efikasitetit të drejtorëve të burgjeve dhe Drejtuesve të Shërbimit, për të siguruar pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për një sistem korrektues më të sigurt, më rehabilitues dhe të bazuar në të drejtat e njeriut në Kosovë.
Ky trajnim treditor u mbajt me kërkesë të SHKK-së për t’i pajisur ekspertët e SHKK-së me aftësitë thelbësore për të hartuar kurrikulat e trajnimit menaxherial të nevojshme për të krijuar një trajnim të qëndrueshëm në shërbim. Pjesëmarrësit fituan kompetenca të rëndësishme, si teknikat efektive të ligjërimit, planifikimi i sesioneve, parimet e të mësuarit për të rriturit, si dhe metodat për dhënien e komenteve konstruktive.




