Ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për atmosferën e rënduar psikologjike në Hagë dhe zhvillimet e fundit rreth procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai theksoi se presioni është i madh dhe se deklaratat e ashpra nga të akuzuarit nuk janë të pazakonta në këto rrethana.
Sipas Haradinajt, faktet janë të pamohueshme dhe dëshmitë e paraqitura deri tani për Hashim Thaçin kanë treguar të vërtetën e plotë mbi rolin e UÇK-së para dhe pas luftës.
Ai për AbcNews.al. u shpreh optimist se “përpëlitjet e Hagës janë të fundit” dhe se drejtësia do të triumfojë, duke parashikuar që vitin e ardhshëm, ish-luftëtarët do të festojnë sërish së bashku.




