Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenca e Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit.
Gashi shkruan se këto takime konfirmojnë angazhimin e përbashkët për të kultivuar vlerat e përbashkëta si popull.
“Në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, përcolla urimet më të përzemërta Presidentit Begaj dhe mbarë kombit shqiptar, me dëshirën për më shumë bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët”, njofton Gashi.




