Një mashkull kosovar ka raportuar në polici se partnerja e tij femër kosovare me të cilën ai bashkëjetonte, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ekziston dyshimi se ndaj viktimës mund të jetë ushtruar trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, me qëllim sqarimin e rrethanave të vdekjes.Rasti është duke u hetuar.




