Ish-Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, përmes një videomesazhi i ka bërë thirrje diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e diasporës në Kosovë duke thënë se ata kanë qenë forca dhe zëri brenda dhe jashtë vendit.
Basha drejtuar diasporës, ka thënë se ata që nuk do të jenë në Kosovë për zgjedhje, i kanë dy mundësi të tjera për të votuar, duke përmendur votimin në ambasada apo konsullata, dhe si mundësi të dytë votimin me postë.




