Spitali i Gjakovës ka reaguar në lidhje me pretendimet për vdekjen e një gruaje për të cilin rast i cili u paraqit në Polici nga një burrë që ka bashkëjetuar me të e që konsideron se tashmë e ndjera ndërroi jetë për shkak të trajtim të pandërgjegjshëm.
Ata thonë se pacientja ishte për tre vite në gjendje komatoze (pavetëdije), ndërsa denoncuesi nuk është pjesë e familjes dhe se deklaratat e tij nuk përputhen me faktet por paraqesin një tentativë të qëllimshme për të njollosur punën e stafit mjekësor që për tre vite i ka dhënë kujdes të pandërprerë professional dhe të përgjegjshëm.
Spitali kërkon që organet kompetente si Inspektoriati Shëndetësor, Policia dhe Prokuroria të trajtojnë rastin me seriozitet dhe të mos lejojnë baltosjen e punës së punëtorëve shëndetësor për interesa personale të askujt.





