Kanë përfunduar 2 nga ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll me rezultate befasuese.
Në derbin e kryeqytetit që u zhvillua në Lipjan, Prishtina e Re e ka befasuar Prishtinën me 4 gola duke i’a shkaktuar humbjen e parë por të thellë, trajnerit të sapozgjedhur të Prishtinës Afrim Toverlanit.
Prishtina e Re avancoi qysh në minutën e parë me autogolin e Boueye në sekondin e 28-të, më pas në minutën e 22-të shënoi Dadet, Prençi shënoi në minutën e 34-të dhe më pas Hasanaj në minutën e 73-të, kurse për Prishtinën golin e vetëm e shënoi Taipi në minutën e 30-të.
Në lojën tjetër Gjilani shënoi fitore minimale ndaj Drenicës me rezultat 1-0 me golin e Jaroviç në minutën e 81-të




