Prishtina e Llapi kanë zhvilluar ndeshje shumë interesante të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Pas një drame të vërtetë, fitore me rezultat 38:37 ka shënuar skuadra llapjane.
Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Llapi është i gjashti me tetë pikë. Prishtina mbetet e shtata, përkatësisht e parafundit me gjashtë pikë.
Po të dielën Ulpiana e Kastrioti e luajtën ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve. Fitore me rezultat 40:33 shënoi Ulpiana.




