Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për ditëlindje Rifat Jasharin, vëllain e Adem e Hamëz Jasharit.
Ai i uron edhe shumë vite të tjera, gjithmonë pranë nipërve dhe mbesave, me shëndet e mbarësi.
Rifat Jashari, figura publike shqiptare dhe patriark i familjes Jashari, vëllai i mbijetuar i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, feston sot ditëlindjen, dhe ka mbushur plot 79 vjet.
Këtë 1 dhjetor, ai pranoi urime të përzemërta si nga familja, ashtu edhe nga figura të njohura politike.
Jashari, ndër vite ka qenë zëri i luftës çlirimtare të Kosovës, të cilët iu vranë dhjetëra familjarë nga forcat e regjimit serb.




