Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tyre për votimin jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se sekti Vetëvendosje ka vetëm një hall, humbjen e pushtetit dhe mbylljen e derës për abuzimet me vota, tenderë, rrymë, rezerva shtetërore dhe gjithçka që ata prekin.
Sipas Rukiqit, sa herë që LVV-së u ndalet mundësia e hajnive, përfshirë hajnia me vota, ata ashpërsohen deri në nivele linçimi, duke rrezikuar realisht sigurinë e tyre personale.
Ai shton se përgjigjen LVV do ta merr më 28 dhjetor.





