Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara është rritur, duke kaluar shifrën prej 11 mijë, ndërsa thotë se pritet deri në fund të vitit të tejkalohet në mbi 13 mijë.
Sipas tij, ky trend është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht.





