Në Ditën Botërore të Luftës kundër AIDS-it, që shënohet çdo 1 dhjetor me moton ndërkombëtare “I tejkalojmë pengesat, forcojmë reagimin ndaj AIDS-it”, ekspertët rikujtojnë se trajtimi i hershëm është elementi më i rëndësishëm për kontrollimin e HIV-it.
HIV është virus që sulmon proteinën CD4 në sipërfaqe të limfociteve – qelizat mbrojtëse të organizmit. Pa trajtim, virusi dobëson gradualisht sistemin imunitar dhe në fazën e avancuar çon në AIDS, formën më të rëndë klinike të infeksionit.
HIV sot nuk është dënim. Me trajtim të duhur, ngarkesa virale bëhet e padetektueshme, nuk transmetohet dhe personat që jetojnë me HIV mund të ndërtojnë një jetë të plotë, të sigurt dhe të shëndetshme.
Këshilla e ekspertëve është e qartë: testohuni, mbrohuni, informohuni dhe kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt.




