Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe B.D. për krime lufte ndaj popullsisë civile në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-1999.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Z., në cilësinë e inspektorit në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa B.D., në cilësinë e policit në të njëjtin stacion, “gjatë viteve 1998-1999 individualisht dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, kanë ndërmarrë një fushatë arrestimesh ndaj popullsisë civile në komunat e Rahovecit dhe Suharekës”.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta mbajë gjykimin në mungesë, pasi të pandehurit A.Z dhe B.D., siç thuhet në njoftim, “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.




