Sot u bë e ditur se tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, i cili njoftoi se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së.
Mirëpo, lidhur me këtë vendim si duket , rektori Arben Hajrullahu ka shkelur statusin e këtij institucioni.
Në statustin e UP, neni 116 thuhet se “Provimet për studimet bachelor dhe master mbahen gjatë afatit të provimeve të vendosura nga njësia akademike në periudhën e dimrit (janarit), prnaverës (qershorit) dhe vjeshtës (shtatorit).Nuk përmenden askund dy afatet nëntor dhe prill.
Sipas njoftimit, të sotëm ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.




