Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka dhënë parashikimin e tij për garën zgjedhore të 28 dhjetorit.
Sipas tij, NISMA Socialdemokrate rrezikon të mbesë jashtë parlamentit pasi që e ka të pamundur të kalojë pragun ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron mirë por edhe ajo rrezikon.
Për Lëvizjen Vetëvendosje, Maliqi ka thënë se pritet të humbasë një pjesë të konsiderueshme të votave nga zgjedhjet 2021 sepse kishte rënie prej 5-6% në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.
Ai vlerëson se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në sondazhet aktuale kanë rritje.
Maliqi foli edhe për votat e diasporës, ku tha se vota e tyre ndikon por jo edhe shumë dhe se nuk i përket vetëm LVV-së por edhe partive të tjera.




