Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve për ndërtimin e kapaciteteve energjetike në vend.
Sipas saj, nga ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, LVV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.
Çitaku shton se ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike, Martini e Nagipi janë vetëm maja e ajsbergut sepse rrënjët duken më të thella.





