Anëtari i Lëvzjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, pas mbledhjes së KQZ-së, është kapur me një gazetar.
Ai e ka shtyrë me dorë një prej gazetarëve pasi ky i fundit deshi t’i bëjë pyetje anëtarit tjetër të LVV-së në KQZ, Alban Krasniqit, dhe është afruar tek pjesa ku anëtarët e KQZ-së mbajnë mbledhjet.
Kurteshi ka kërkuar që gazetarët të shtyhen mbrapa tek ulëset pasi që sipas tij, ata s’kanë të drejtë që të afrohen tek anëtarët sepse tij po inciziohen e po shikohen kompjuterët e anëtarëve të KQZ-së.





