Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në listën e subjekteve të certifikuara nuk është Lista Serbe, e cila mori dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime.
KQZ ka bërë të ditur se kanë aplikuar 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.




