Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Tutje, misioni shpreh shqetësimin me “polarizimin politike në rritje brenda KQZ-së”.
OSBE shton se “këto veprime rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të përforcojnë perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të udhëhequra nga drejtësia, përfshirja dhe transparenca”.OSBE po ashtu i kërkon KQZ-së dhe të gjithë aktorëve politikë të mbështesin profesionalizmin, paanshmërinë dhe standardet demokratike, duke siguruar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen plotësisht sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të vendosura.




