Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se mes AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Haradinaj tha se AAK-ja ka qenë e hapur ndaj këtij opsioni dhe e ka parë si një mundësi reale, megjithëse afatet e shkurtra dhe presioni për përgatitje kanë qenë sfidë për krijimin e një liste të përbashkët.
“Komunikim ka pasur edhe drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet me LDK-në dhe nuk kemi qenë kundër, jemi kanë shumë të hapur. E kemi pa si një mundësi reale,” u shpreh ai.
Haradinaj theksoi se duhet kuptuar situata e jashtëzakonshme dhe dinamika e shpejtë e zgjedhjeve, çka e vështirëson koordinimin e një liste të përbashkët brenda një kohe kaq të shkurtër. Megjithatë, ai insistoi se marrëdhëniet mes dy partive mbeten shumë të mira.
I ftuar në studion e “Politikos”, Haradinaj tha se AAK-ja ka qenë e hapur ndaj këtij opsioni dhe e ka parë si një mundësi reale, megjithëse afatet e shkurtra dhe presioni për përgatitje kanë qenë sfidë për krijimin e një liste të përbashkët.




