Kryetarja e listës Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar shpër pas deklaratave të kryetarit të Skënderajit, Sami Lushtakut, i cili tha se niveli i ish-deputetes së LVV-së, Adriana Matoshi është “sikur del prej një shtëpie publike”.
Ajo ka thënë se Lushtaku me fjalë tjetër e ka quajtur Matoshin prostitutë pasi që kjo e fundit ka përmendur, siç thotë ajo, faktet që Lushtaku ka përfituar në shitjen e tokave.
Kusari-Lila thotë se sipas Lushtakut, gratë që flasin me fakte janë “prostituta” ndërsa burrave u tregon grushtin por se ndonjëherë edhe grave u drejtohet grushti.
Ajo në fund shkruan se Lushtaku me këtë deklaratë sapo ia konfirmoi edhe një mandat Matoshit.




