Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë u zhvillua sot Festivali i Teatrit për Fëmijë “Fëmijët në Skenë 2025”, një ngjarje që solli në qendër talentin, kreativitetin dhe shpirtin artistik të fëmijëve.
Festivali u organizua nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Elena Gjika – Dora d’Istria”, e cila prej vitesh synon të promovojë artin dhe edukimin kulturor tek gjeneratat e reja.
Në skenë u prezantuan pjesë të ndryshme teatrale me tematika edukative, sociale dhe kreative, përmes të cilave fëmijët shfaqën aftësitë e tyre artistike, imagjinatën dhe punën e përbashkët me mësuesit.
Ngjarja u cilësua si një sukses i madh kulturor për Komunën e Suharekës, pasi jo vetëm promovoi artin tek fëmijët, por gjithashtu i dha qytetit një atmosferë të gjallë kulturore dhe festive.




