Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar për aderimin e radhës në këtë parti.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka bërë të ditur se profesori Muzafer Shala, do të jetë kandidati i radhës për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ai ka doktoruar në University of Kent dhe ligjëron në RIT Kosovo. Si themelues i British Gymnasium of Technology dhe kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin digjital të Kosovës, ai përfaqëson vizion dhe profesionalizëm. Me profesionistë të përkushtuar si Muzaferi, e ardhmja është premtuese”, ka shkruar Hamza.




