Aktorja e njohur dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Skenderajit, Sami Lushtaku, i cili së fundmi kishte folur për të duke përdorur terma që ajo i cilësoi jo të përshtatshëm dhe të papranueshëm.
Reagimi i saj erdhi përmes një postimi të gjatë në Facebook-un e saj zyrtar, ku ajo i është kundërpërgjigjur Lushtakut me tone të forta dhe kritika të drejtpërdrejta.
Matoshi listoi një sërë akuzash dhe pretendimesh për mënyrën se si, sipas saj, Lushtaku ka vepruar ndër vite, që nga periudha e luftës e deri te menaxhimi i pasurisë dhe tenderëve ndërsa ajo me djersën dhe punën e saj kujdeset për prindërit dhe familjen e saj.
Ajo e mbylli reagimin me një mesazh të fortë drejtuar kreut të Skenderajt: “S’di qysh po ki kohë me u marrë me mu. Ama hala ma shumë qysh s’je në burg, po kryetar në komunë. Ti s’je niveli jem, as s’ki me kanë kurrë, se s’jom kanë e as nuk bi kaq poshtë une asnjëherë në jetë”.





