Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u takua me Dame Karen Pierce, të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Ai e informoi atë për krizën institucionale në Kosovë, duke theksuar se po dëmton funksionimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit. Krasniqi tha se PDK është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës në përputhje me Kushtetutën. Ai falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë gjithë periudhave të shtetndërtimit.
Në takim u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku Krasniqi theksoi nevojën për një marrëveshje përfundimtare me njohjen reciproke si kusht për paqe të qëndrueshme dhe integrim rajonal.




