Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën më punë të ShBA-ve, znj. Anu Prattipati.
Në këtë takim u fol për zhvillimet e fundit në vend si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.
Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull.
Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




