Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), z. Kreshnik Radoniqi.
Gjatë takimit, Kryesuesi Radoniqi e njoftoi Presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.




