Trajneri i njohur kosovar, Leotrim Krasniqi, pas fitores bindëse 0-3 të Dinamo Ferizajt ndaj 2 Korrikut në Kupën e Kosovës, u përshëndet me futbollistët një moment që shënon mbylljen e aventurës së tij me klubin ferizajas.
Krasniqi qëndroi disa muaj në krye të Dinamos, me kontratë deri në fund të dhjetorit, por edhe pse klubi dëshironte ta vazhdonte bashkëpunimin, ai vendosi të largohet.
Trajneri tashmë është në kontakte me disa klube nga Superliga dhe Liga e Parë , ndërsa favorit mbetet Vëllaznimi i Gjakovës , klub që ‘Lahuta’ synon ta rikthejë në Superligë.




