Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Mbresa Dina i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit.
Haradinaj shkroi se Mbresa është mbesa e heroit të Kosovës Muharrem Dina, Mixha, familje që ka nxjerrë gjithashtu heroin e Kosovës Rifat Dina, Xha Jaho.
E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re, dije profesionale dhe përkushtim në rrugëtimin tonë drejt fitores.





