Rreth 90% e bisneseve të mëdha në Kosovë ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike, gjë që, nga muaji I ardhshëm rrezikojnë të mbesin pa furnizim.
Oda Ekonomike e Kosovës tregon se bizneset janë të vendosura që të mos lidhin marrëveshje për furnizim me operatorët privatë.
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas datës 30 korrik, të gjitha bizneset që nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim do të mbesin pa energji elektrike. Ky njoftim i KEK-ut ka krijuar paqartësi mes bizneseve për shkak se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, më 12 qershor pati marrë vendim që KEK-u të jetë furnizues i mundësisë së fundit deri më 30 janar të vitit të ardhshëm.




